Donte të humbiste peshë duke zvogëluar stomakun, i riu vdes gjatë operacionit

0

Një 25-vjeçar britanik ka ndërruar jetë gjatë operacionit për të humbur peshë në Turqi. I riu donte që të bënte një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun, po fatkeqësisht kjo rezultoi fatal për të.

Joe Thornley, nga Derbyshire, East Midlands, vendosi ta bënte operacionin në Stamboll, Turqi, për 3 mijë paund. Ai mori këtë vendim, pasi në Mbretërinë e Bashkuar një operacion i tillë në privat kushton 12 mijë paund.

Nëna e të riut, Julie, tha për ‘BirminghamLive’ se klinika “dukej një spital i bukur me vlerësime të larta”, ndaj edhe familja nuk pa asnjë arsye që operacioni të shkonte keq.

Por disa ditë pas operacionit, Julie mori një telefonatë nga ‘i ashtuquajturi kirurg’, i cili i tha se Joe kishte vdekur, pasi kishte pasur një atak në zemër gjatë procedurës. Ekzaminimi pas vdekjes zbuloi se i biri kishte vdekur në të vërtetë nga hemorragji e brendshme gjatë operacionit. Por mjekët nuk e kuptuan në kohë që ishte hemorragji.

‘Do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë, shumë i kujdesshëm se ku shkon. Ose mos shko fare. Nuk ia vlen’ – shtoi ajo.

Rikujtojmë rastin e Jamie Hilburn. E reja nuk e kishte menduar kurrë që një dhuratë për ditëlindje do të kthehej në një kalvar të vërtetë vuajtjesh.

Gjithçka nisi disa muaj më parë, kur nëna e dy fëmijëve vendosi të bënte liposuction, një procedurë kirurgjikale konturuese që eliminon dhjamin e tepërt të depozituar në zonën e barkut.

Shtatzënitë e shpeshta kishin lënë gjurmë në trupin e të resë dhe kjo kishte ndikuar dukshëm në gjendjen e saj psikologjike, ndaj ideja për t’u ndier sërish mirë veten ishte gjithçka që i duhej për 28-vjetorin. Ndërkohë që mamaja e re priste që plaga të shërohej pak nga pak, ndodhi krejt e kundërta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu