Donte të mbante një ceremoni përkujtimore për Navalny-n, forcat e sigurisë ruse arrestojnë priftin

0

RUSI- Zëdhënësja e Alexei Navalny-t, Kira Yarmysh për mes një njoftimi në “X” ka bërë me dije se forcat ruse kanë arrestuar priftin që donte të mbante një ceremoni përkujtimore për kritikun e Putinit. Yarmysh shkruan se forcat e sigurisë i dhanë prifitit një goditje “në tru”. Zëdhënësja ka dashur të nënkuptojë shkakun e vdekjes së Navalnyt ku dyshohet se kumbi jetën pas një goditje me grusht në zemër sipas metodës sovjetike të përdorur nga shërbimi sekret i KGB-së.

“E mbani mend priftin që donte të mbante një ceremoni përkujtimore për Alexei Navalny? Fillimisht e arrestuan, i dhanë një goditje (në tru) dhe tani forcat e sigurisë shkuan në shtëpinë e tij,” shkruan Yarmysh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu