Dorëheqja e Bashës/ Ambasada e Britanisë: Inkurajojmë një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm që PD të ecë përpara

0

Ambasada e Britanisë ka reaguar për vendimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Ambasada britanike inkurajon një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë

Reagimi:

Respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike. Ne inkurajojmë tashmë një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara, në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë. Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë, që mban përgjegjëse qeverinë dhe ofron një alternativë sa më të mirë për qytetarët. Të gjitha partitë politike duhet të promovojnë dhe zgjedhin përfaqësues me standardet më të larta etike dhe profesionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu