Dorëheqja e Braçes nga qeveria, Rama zbulon bisedën personale me zv. kryeministrin: Më tha se nuk dua të jem barra e askujt

0

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën paraprake që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin Erion Braçe, në lidhje me dorëheqjen e këtij të fundit nga pozicionet ekzekutive në qeveri.

Rama u shpreh se Braçe i ka thënë në një bisedë personale përpara se të bënte publik qëndrimin etij, se ai nuk donte të ishte barra e askujt dhe që të mos ketë asnjë shqetësim për të në lidhje me postet ekzekutive.

Rama: Kemi folur paraprakisht dhe me shumë sinqeritet dhe modesti më ka thënë se unë nuk jam barra e askujt dhe më ka thënë mos ki asnjë shqetësim në raport me mua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu