Dorëzohet bashkia e Tiranës / Dërgon shkresë , ja sa ditë lë për të liruar zyrën

0

Bashkia e Tiranës i ka çuar një shkresë me firmë dhe me vulë partisë Fryma e re Demokratike, të cilës i lë kohë deri në 23 Mars për lirimin e godinës, ku kjo forcë ka vendosur zyrat e saj.

Në shkresën e Bashkisë, e cila në ndryshim nga hera e kaluar, është me numër protokolli dhe më firmën e drejtuesit të Institucionit të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, i kërkohet FRD-së lirimi vullnetar i zyrave deri në datën 23 Mars.

Në një reagim për mediat pas kësaj shkrese, Sali Shehu tha se tashmë çështja do të ndiqet në Gjykatën Administrative, dhe në rast se ajo vendos për lirimin e godinës, nga ana e tyre nuk do të ketë asnjë rezistencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu