Dorëzohet qyteti më i madh verior i Afganistanit Mazar El Sharif në duart e Talebanëve

0

Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ka rënë në duart e talibanëve, pas një sulmi të kryengritësve nga disa drejtime.
Talibanët kanë kontrolluar qytetin Mazar Sharif, kryeqytetin e shtetit, duke përfshirë ndërtesën e shtetit, selinë e policisë, Korpusin 209 Shaheen dhe Qal’at Janji, si dhe qendrën e Drejtorisë Dehdadi.

Burimet lokale raportojnë se zyrtarët përfshirë Atta Nur ikën drejt aeroportit.
VIDEO tregon një kolonë të zyrtarëve të Balkh dhe trupave të ANDSF duke ikur drejt aeroportit të Balkh.
Një lajm i tillë u paralajmërua të ndodhte ditë më parë, në takimin e ambasadorëve të vendeve të NATO-s.

Vetëm brenda pak ditësh ata kanë marrë Heratin dhe Kandaharin, qytetin e dytë dhe të tretë më të madh në vend.

Grupi ekstremist ka nën kontroll të gjithë krahinën Logar, në jug të kryeqytetit dhe ka nën arrest zyrtarët lokalë, njofton një ligjvënëse e zonës. Talibanët kanë marrë edhe kryeqytetin e krahinës Paktika, në kufi me Pakistanin, sipas deklaratës së një ligjvënësi lokal. Ai tha se luftimet shpërthyen herët në mëngjes dhe më pas kryepleqtë e zonës ndërhynë për të negociuar tërheqjen nga krahina. Ndërsa guvernatori dhe zyrtarët u dorëzuan dhe u nisën drejt Kabulit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu