Erdogan: I nderuar kryeministër, i dashur miku im, e nderuar kryetare e Kuvendit, dua t’ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta, me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjen e përzemërta të popullit të Turqisë. Ju kam sjellë dhe përshëndetjet e vëllezërve, zemrat e të cilëve rrahin për ju. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përshëndes të gjithë vëllezërit e motrat shqiptare. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu së bashku me juve me rastin e kësaj ceremonie kuptimplote e që jam bërë pjesë e entuziasmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Kështu që mirëqenien e paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtë si tonën. Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të mëdha si në shtator e 26 nëntor, na lënduan zemrën njësoj si zemrën e popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin u munduam të shërojmë sado pak plagët e tyre, u mobilizuam me të gjitha mundësitë tona e ju erdhëm në ndihmë. E njëjtë siç e theksoi edhe miku im zoti Edi Rama në fjalën e tij, vëllai i qëdron pranë vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit të ndodhur ne menjëherë kemi dërguar në Shqipëri të gjitha pajisjet e materialet e ekipet teknike për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Fakti që Turqia ishte një nga shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë është një dëshmi e qartë solidariteti mes nesh. Për të lehtësuar sado pak dhimbjen e barrën e atyre familjeve të prekura nga tërmeti ne morëm vendim të firmosim një memorandium që shtëpitë të rindërtoheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik të vitit 2020 filluam ndërtimin edhe se kishte shpërthyer koronavirusi. Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e nisjes së ndërtimin të banesave. Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar 242 milionë euro. Në këto momente dua tu uroj të gjithë familjarët që t’i gëzoni këto banesa e shtëpi. Falenderoj të madhin Zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi natyrore, me zjarre tërmete, etj, ne përsëri arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë ndaj shqiptarëve. Tani do të theksoj një gjë, ajo që dua të thkesoj është parim besimi, i cili shenja e vëllezërësi nuk është kur të thërrasin, por që të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë. Shpresoj që kjo miqësi me baza kaq të forta të vazhdojë deri në pafundësi.