Dorjana Bezat: Ka përgjime të personave të botës së krimit që pranojnë që është vrarë Ervis Martinaj dhe që i kanë zhdukur trupin.
E ftuar në emisionin “Top Story”, Dorjana Bezat flet edhe pë vrasjen e Edmond Papës. Ajo thotë se viktima e të premtes ishte takuar me Aleksandër Sadikajn, 2 ditë para se të vritej me lëndë plasëse në mjetin e tij.
“Ka të dhëna Policia se viktima e të premtes, Edmond Papa, ishte takuar në Sadikajnë në hotelin e tij në Sarandë vetëm 2 ditë para se të ndodhte vrasja. Dyshohet se janë takuar dhe janë prishur për pazaret e drogës, ndaj dhe ka ndodhur ngjarja,”-tha në fjalën e saj Bezat.