Borussia Dortmund është dorëzuar ndaj ofertave për Haaland verën e ardhshme, por ata nuk duan të humbasin më talente.
Kjo është arsyeja pse klubi siguron që anglezi Bellingham të qëndrojnë në ekip. Një vit më parë, Hans Watzke , drejtori sportiv i gjermanëve, tha se Jude “do të qëndrojë këtu një kohë të gjatë, me siguri” , dhe deri më sot ata vazhdojnë të këmbëngulin në të njëjtën ide , sipas Fabrizio Romano.
Përveç kësaj, lojtari, i cili po përmirësohet me hapa të mëdhenj, është i lumtur, ndaj nuk mendon për një ndryshim ambienti.