Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi vendimi i Gjykatës së Apelit është 100 orë punë në komunitet.
Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa tha se “paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa”.