SHBA- Bill Clinton dhe Hillary Clinton kanë kërkuar që dëshmitë e tyre në lidhje me mardhënjen që kane pasur me Jeffrey Epstein të bëhen publike. Kjo në mënyrë që të parandalohet politizimi i çështjes nga republikanët.
Ish-presidenti dhe gruaja e tij janë thirrur për të dëshmuar para komitetit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili po heton lidhjet e Epstein me figura të fuqishme dhe mënyrën se si autoritetet trajtuan informacionin rreth krimeve të tij.
Mediat shkruajnë se demokratët argumentojnë se hetimi po përdoret për një sulm, ndaj kundërshtarëve politikë të presidentit Donald Trump. Vetë Trump, i cili ishte mik i Epstein për vite me radhë, nuk është thirrur për të dëshmuar.
Bill Clinton shfaqet shpesh në rreth 3 milionë dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, por, deri më sot, asgjë kriminale nuk është shfaqur. Në të kaluarën, Clinton kishte pranuar se kishte fluturuar me avionin privat të Epstein, por edhe se nuk kishte vizituar ishullin privat të financierit.





