Dosja “Metamorfoza”, GJKKO kalon për gjykim 7 të akuzuar për kryerjen e disa krimeve të rënda

0

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Metamorfoza” me 7 persona të akuzuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale.

Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita kaluan për gjykim në seancën e kësaj të premte.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët.

Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës.

Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në date 19 nëntor në orën 10.00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu