Dozë të tretë vaksinë, Komiteti: Vaksinim edhe për fëmijët mbi 12-vjeç

0
Healthcare cure concept with a hand in blue medical gloves holding Coronavirus, Covid 19 virus, vaccine vial

Personat mbi 60 vjeç mund t’i nënshtrohen dozës së tretë të vaksinës anticovid nëse ministria e Shëndetësisë e aprovon këtë propozim. Nisma është paraqitur nga Komiteti i Imunizimit që ka rekomanduar gjithashtu injektimin vetëm të një doze Pfizer edhe tek fëmijët mbi 12 vjeç.

Komiteti i imunizimit ka rekomanduar që  Shqipëria të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anticovid tek personat mbi 60 vjeç.

Anëtarja e këtij komiteti Aida Bushati, sqaron se fillimisht do të jenë grupet e riskut që do ti nënshtrohen procesit dhe te ta do të injektohet vaksina Pfizer ose AastraZeneca.

“Janë pas 6 muajsh nga përfundimi i dozës së dytë të vaksinimit që patën në fazën e parë dhe të paktën 3 muaj nëse kanë kaluar Covid, ndërkohë që kanë qenë të vaksinuar dhe kombinimi ka treguar që është i suksesshëm. Shumë vende të tjera e kanë praktikuar dhe kanë dalë me mbrojtje shumë të mirë,” tha Bushati.

Bushati sqaron edhe arsyen përse duhet një dozë e tretë.

“Dihet që pas 6 muajsh mbrojtja duke qenë se nuk është imunitet natyral bie,” shtoi Bushati.

Edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç do të bëhet duke u nisur nga grupet prioritare. Komiteti i imunizimit ka rekomanduar që për fëmijët të përdoret vetëm një dozë e vaksinës Pfizer.

“Ne rekomandojmë që të imunizohen grupet e riskut, fëmijët të cilët vuajnë nga patologji të sistemit imunitar apo që janë me patologji të tjera që kompromentojnë sistemin imunitar. Këto do bëjë një dozë të vetme,” shtoi Bushati.

Në ditët në vijim pritet që ministria e Shëndetësisë të miratojë rekomandimin e Komitet të Imunizimit, ndërkohë që mbetet ende i hapur diskutimi për përfshirjen e 16 dhe 17 vjeçarëve në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu