Dramë në “San Siro”, Milan eliminohet nga Champions League

0

Milan është eliminuar nga Champions League në fazën “play off”. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Feyenoord, me holandezët që avancuan më tej, falë fitores minimale në takimin e parë.

Italianët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar pas 37 sekondave lojë, me anë të Santiago Gimenez.

Pjesa e parë foli e gjitha për vendasit, me disa raste për shënim dhe me një shtyllë të Theo Hernandez. Megjithatë ishte pikërisht ky i fundit që shkatërroi gjithçka. Mbrojtësi francez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të, duke lënë Milanin me 10 lojtarë.

Miqtë përfituan nga superioriteti numerik dhe barazuan shifrat me Carranza në minutën e 73-të. Këtë barazim Feyenoord e ruajti deri në fund, për të siguruar kualifikimin për me tej, me rezultatin e përgjithshëm 2-1.