“Drejtësi për Martinin dhe Luisin”. Nëna e Martinit: Luisi është djali im tani!

0

TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë marrë sot pjesë në protestën para ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit. Mes lotësh mamaja e Martinit ka kërkuar drejtësi për ngjarjen dhe dorëheqjen e drejtuesve të shkollës dhe ministres së Arsimit.

E rënduar emocionalisht ajo ka akuzuar mësuesen kujdestare se nuk e ka njoftuar për konfliktin e djalit me autorin e vrasjes. Mamaja e Martin ka kërkuar drejtësi edhe për Luisin për të cilin tha se tashmë e ka si djalin e saj.

“E kam rritur me vuajtje. Por ma morën endrrat, shpresën, jetën, më morën gjithçka që kisha. Kërkojmë me shpirt të japin gjithë dorëheqjen nga dera e shkollës deri në ministri deri te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti Martinin. Martini ishte i qeshur dhe i përpiktë në gjithçka. Të hiqet ministrja. Dua dorëheqjen e ministres. Për autorin nuk dua të them gjë, ai ishte fëmijë si fëmija ime. Por kjo mund të parandalohej, Dua dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk më njoftuar, mësuesja kujdestare nuk më njoftoi që kishin grindje. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin. Falë zotit që ma fali Lusin sepse ai është edhe fëmija im tani”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu