“Drejtimi i PD nga Alibeaj është i paligjshëm”, Luan Baç: Dorëheqja e Bashës veprim hipokrit

0

Nëntë vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha dorëheqjen dje.

Luan Baçi në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, e cilësoi dorëheqjen e tij si një veprim hipokrit, duke shtuar se Lulzim Basha ishte shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Baçi tha se drejtimi i PD nga Alibeaj është i paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin pasi Basha nuk mund të kalojë kompetenca te nënkryetarët e vet.

Enkelejd Alibeaj ka marrë drejtimin provizor të PD. Çfarë do të ndodhë tani me partinë? “I paligjshëm, në kundërshshtim me statutin. Një drejtues partie i shkarkuar si Lulzim Basha nuk mund të bëjë kalim kompetencash te nënkryetarët e vet. Kuvendi i 11 Dhjetorit është i vetmi organ legjitim q bën drejtimin e PD në këtë periudhë tranzitore deri në Kuvendin e 30 prillit”.

Si duhet të kishte vepruar Basha? “Basha nuk duhet të kishte marrë vendimin e 9 shtatorit, që ishte një vendim absurd dhe personal i tij. Pas 9 shtatorit Basha duhet të kishte reaguar kur pa Kuvendin e 11 Dhjetorit. Kuvendi i 11 dhjetorit ka qenë një Kuvend perfekt, u mblodhën 2/3 e firmave dhe e ka shkarkuar Bashën. Në atë moment Basha duhet të kishte pranuar vendimin e Kuvendit do të ishte njeriu më i nderuar dhe pse jo mund të merrte sërish drejtimin E PD. Por Basha i është trembur votës dhe ka sjellë gjithë këtë dëm në PD”, u shpreh Baçi.

Çfarë ndodh tani? Baçi: “Pavarësisht se akti i tij i djeshëm është hipokrit, se Basha nuk ka dhënë dorëheqjen dje, ka thënë do largohem nga zyra. Ai dunet të largohet nga zyra dhe të krijojë hapësirat që PD të vijojë aktivitetin. Basha ka bllokuar të gjitha zyrat e degëve nëpër rrethe, mbledhjet zhvillohen nëpër lokale. Basha ka 8 vjet që çdo lloj sponsorizimi i përdor për vete, kurrë nuk i ka dhënë asnjë qindarkë PD që të kryejë aktivitetin e vet. Sali Berisha ngelet lideri historik i PD, një nga njerëzit që e ka sjellë PD dy herë në pushtet, partia ka njohur shumë arritje dhe nëse do të jetë një nga kandidatët e mundshëm me qejfin më të madh do votoja Sali Berishën“, u shpreh Baçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu