Drejtori i Australian Open: “Djokovic duhet të shpjegojë, pse ka përjashtim për të”

0

Drejtori i tenisit të “Australian Open”, Craig Tiley, është shprehur se do t’i kërkojë Novak Djokovic të zbulojë arsyen e përjashtimit mjekësor, i cili do ta lejojë atë të marrë pjesë në Grand Slam-in e parë të vitit, pa e thënë ndonjëherë, nëse është apo jo i vaksinuar kundër Covid.

“Do të ishte sigurisht e dobishme, nëse Novak do të shpjegonte kushtet në të cilat ai aplikoi dhe do të merrte një përjashtim,”- tha për mediat, Tiley, i cili është gjithashtu edhe president i Federatës së Tenisit të Australisë.

Megjithatë, Tiley e ka mohuar faktin, që numri një i tenisit në botë të ketë përfituar një trajtim preferencial, për ta përjashtuar atë nga rregullat e vendosura nga autoritetet e qeveritare në Canberra dhe Victoria. “Një total prej 26 lojtarësh ose stafi i tyre, nga rreth 3.000 persona që priten në Australi, kanë aplikuar për një përjashtim dhe vetëm disa prej tyre e kanë marrë atë,”- shpjegoi ai.

Prej muajsh “Nole” kishte vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij, për shkak të detyrimit, që lojtarët duhet të ishin të vaksinuar kundër Covid-19 nëse do të hynin në Australi dhe të mund të konkurronin në “Australian Open”. Dje, Novak Djokovic njoftoi se kishte marrë një “përjashtim mjekësor”, që do t’i lejonte të bëjë udhëtimin. Federata Australiane e Tenisit nuk e ka shpjeguar këtë përjashtim të numrit 1 në botë.

Por drita jeshile ka ngjallur shumë reagime negative, veçanërisht nga disa lojtarë që kanë denoncuar trajtimin favorizues ndaj tenistit serb, i cili kurrë nuk e bëri të qartë statusin e tij të vaksinimit dhe në prill të vitit të kaluar u shpreh kundër vaksinimit të detyrueshëm, i cili më pas pritej të lejonte rifillimin e turneve, pavarësisht pandemisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu