Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve pret ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shkëlqesinë e tij, z. Nicholas Abbott

0

Në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shkëlqesinë e tij, z. Nicholas Abbott.

Në fokus të diskutimeve ishin arritjet dhe sfidat në kuadër të bashkëpunimit  dypalësh në fushën e sistemit penitenciar.

Lidhur me këtë takim Drejtori Klevis Qose reagoi në rrjetin social Facebook.

Postimi:

Sot, pata kënaqësinë të pres në ambientet e Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, Shkëlqesinë e tij, z. Nicholas Abbott. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat në kuadër të bashkëpunimit tonë dypalësh në fushën e sistemit penitenciar.
🤝 Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧 ka sjellë ndryshime thelbësore për ne, veçanërisht në përmirësimin e burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe logjistikës.
💡 Po ashtu, diskutuam mbi projekte të reja, si implementimi i video call konferencës mes IEVP dhe gjykatave, që do të ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë nga të dënuarit dhe uljen e kostove në burime njerëzore.
📌 Theksova se Shqipëria 🇦🇱 po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës, i cili jo vetëm sjell sigurinë, por edhe rehabiliton dhe riintegron të dënuarit.
🤝 Falenderoj Ambasadorin z. Abbott për angazhimin e tij dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve tona 🇦🇱🤝🇬🇧. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për sistemin tonë penitenciar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu