Drejtori i Policisë të Kosovës: Mund të ketë arrestime të reja për vrasjen e Liridona Ademajt, ende s’është kristalizuar motivi

0

KOSOVË-Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka folur p♪7r mediat për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. A ka thënë se procesi hetimor po vazhdon në disa faza, derisa Policia e Kosovës është treguar mjaft efikase sa i përket këtij rasti.

Hoxha ka thënë se mbetet të zbulohet motivi i vrasjes dhe se për këtë gjë janë duke hetuar disa pista. Ai ka thënë se s’mund të flasë asgjë për motivin, derisa të mos ketë një kristalizim për këtë çështje.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe të arrestojë personat e involvuar në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëjë publike derisa të kemi të kristalizuar motivin”, ka thënë Hoxha.

Kreu i Policisë së Kosovës ka thënë se brenda policisë ka hetues që kanë një përvojë shumë të madhe dhe se qysh në momentet e para kur ka ndodhur rasti i vrasjes së Liridonës, kanë dyshuar se diçka nuk është në rregull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu