Nuk shpëton as drejtori i QSUT-së, Enkelejd Joti infektohet me Covid, ja ku po trajtohet

0

Infektimit nga Covid-19, nuk i ka shpëtuar dot as vetë drejtori i përgjithshëm i QSUT-së, Enkelejd Joti, bëjnë me dije burime brenda këtij institucioni.

Derimë më tani gjendja e Jotit paraqitet e qendrueshme dhe mësohet se ai është duke u trajtuar me terapitë përkatëse në banesë dhe nuk është parë e nevojshme shtrimi në spital.

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas një mbledhje rekomandoi dhe u vendosën nga qeveria disa masa gjysmake për situatën teje të rënduar në vend, siç është shtrirja e ndalim qarkullimit nga ora 20.00 e mbrëmjes, ashpërsimi i gjobave dhe kthimi i një pjese të arsimit në online.

Masat e plota:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu