Drejtori i shkollës “bënte qejf” jashtë vendit, rrogën e merrte, nisin menjëherë hetimet për drejtoreshën e arsimit

0

Policia e Dibrës njofton se ka nisur procedimin pènal për dy persona, një ish-drejtor shkolle dhe drejtoreshën e zyrës arsimore, për shkak se kjo e fundit i ka dhënë rrogë titullarit, në një kohë kur ky i fundit ndodhej jashtë vendit.

”Shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krímit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër kanë filluar procedimin pènal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. D., 25 vjeç, banues në Selishtë, Dibër, ish-drejtor në shkollën 9-vjeçare Selishtë, i dyshuar për kryerjen e veprave pènale “Vjèdhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

B. D., 39 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër, me detyrë drejtore në Zyrën Vendore Arsimore Peshkopi, e dyshuar për kryerjen e veprës pènale “Shpërdorim i detyrës”.

Procedimi pènal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu