Drejtuesja humb kontrollin e automjetit pranë Kishës së Laçit, përplas tre persona

0

KURBIN- Një aksident i rëndë me tre persona të lënduar është regjistruar këtë pasdite në Kurbin. Mësohet se drejtuesja e automjetit me iniciale A.Z ka humbur kontrollin e automjetit, ku si pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë; 21-vjeçaren D.D dhe 39-vjeçarin E.R si edhe një 18-vjeçare që ishte shitëse ambualante me inicialet A.Gj.

Bëhet me dije se tre të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ka nisur puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.