Mbrëmjen e djeshme në ambientet e suitës së “Big Brother VIP” modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira kanë rikujtuar takimin e 22 tetorit mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani. Beniada është shprehur se takimin e Donaldit dhe Borës nuk e ka parë si një takim për ti dhënë fund lidhjes së tyre, por për të mbyllur një kapitull të vjetër dhe nisur një kapitull të ri pas përfundimit të lojës së BBV.
Nga ana tjetër Einxhel nuk ndan të njëjtin mëndim me Beniadën. Diskutimet e tyre nuk mbaruan aty ato komentuan gjithashtu lidhjen e Donaldin dhe Beatrix të cilat janë në nje mendim ku shprehen se Donaldi e kuptoi që nuk kishte ndjenja për Borën kur flloi të ndjejë për Beatrix dhe që njohja me këtë të fundit për Donaldin është një “boom” shprese.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Nuk më është dukur një takim pajtimi.
Beniada: Unë e pashë si një takim, për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një kapitull të ri. Se në momentin që ti e puth vajzën e huaj… po ti a ishe aty, unë e kam parë se isha afër Donaldit, e shikoja se dridhej, me sy të kuqur, kur e ka parë…
Einxhel: Ka qenë një person për të cilin ka pasur ndjeshmëri. Ndoshta e ka kuptuar që ai ishte fundi, ti do të nisësh një emocion të ri
Beniada: Po do që ta lësh mbrapa nuk i çon një varëse.