Mbrëmjen e djeshme, dhjetra qytetarë të Tiranës janë bërë dëshmitarë të një drite të çuditshme vjollcë, që ishte shfaqur në qiell. Të habitur, ata kanë dërguar foto dhe video në ‘JOQ’ duke bërë të ditur se diçka po ndodhte mirëpo nuk dinin saktë se çfarë. Qytetarët e përshkruan si një dritë të shëndritshme që shihej në qiell.
“Prsh joq, edhe ne Ali Dem, ca eshte kjo se na ka bere kurioz te gjitheve. Flm”- shkruante një qytetar.
Në të vërtetë ‘qielli vjollcë’ është një fenomen që shpesh i paraprin ose përmbyll një mot të keq, stuhi. Shkencëtarët e lidhin këtë ngjyrë si pjesë e jashtëzakonshme të funksionit të fushave magnetike të Tokës dhe ndërveprimeve me grimcat e ngarkuara në hapësirë.