DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokuori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 17 vjeç dhe E. Gj., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në Ksamil, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokuori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 29 vjeç dhe K. G., 20 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit L. P., A. A. dhe disa shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar. Punohet për identifikimin e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.