ITALI- Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi u kap me një sasi lënde narkotike të gatshme për ta shitur. Ka qenë mungesa e gjakftohtësisë ajo që ka çuar drejt prangave shqiptarin pasi sapo ka parë Policinë është larguar menjëherë nga holli i hotelit duke ngjallur dyshime. Ai u ndalua menjëherë nga blutë e Riminit.
Policia dyshoi pasi xhepat e pantollonave i kishte të fryra, pas kontrollit fizik ati iu gjetën 40 paketime celofoni me frogë të futura në një kuti orbiti.
Pas kontrollit të kryer në dhomë Policia gjeti dhe një shumë parash.