Drogë, kundërshtim i policëve dhe drejtim mjeti i dehur/ Policia arreston 3 persona

0

3 persona janë arrestuar nga Policia në Fier, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë drogën dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë .

Burime bëjnë me dije se për kultivim të bimëve narkotike u arrestua shtetasi Thoma Çili, për kundërshtim të punonjësit të Policisë shtetasi Olsi Bakiaj dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt shtetasi Përparim Qorri .

Njoftimi i policisë:

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, një për kultivim të bimëve narkotike, një për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe një për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, Fier, në tokën e shtetasit Th. Ç., gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. Ç., 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, për motive të dobëta ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 48 vjeç, banues në Divjakë, pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin F. D., banues në Kasnicë, Patos, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu