23 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri si pjesë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të Drogës nga Italia e Turqia drejt Italisë e Ballkanit. Komanda Provinciale e Brindisit dhe Drejtoria e Anti-Mafias në Leçe organizuan operacionin madhor të shkatërrimit të këtij rrjeti të fuqishëm të transportit të kokainës dhe heroinës. Sipas mediave italiane, 23 të arrestuarit janë kapur në Brindisi, Taranto, Kalabri dhe në Shqipëri. 19 prej tyre janë lënë në burg, kurse 4 të tjerë në arrest shtëpie. Lidhur me operacionin anti-drogë, policia italiane ka sekuestruar 57.5 kg kokainë, 200 gr heroinë, 20 kg kanabis, 202.540 euro, dy pistoleta dhe 2205 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Gjithmonë sipas mediave italiane, në këtë trafik të madh droge ka gisht edhe organizata famëkeqe mafioze “Sacra Corona Unita”.
Hetimet për këtë rrjet të trafikut të drogës kanë nisur në vitin 2018. Deri më sot, 45 persona janë arrestuar nga forcat italiane të anti-drogës.
Burimi: L’immediato