Dua Lipa e pandalshme! Do mbajë koncert në një stadium në Londër, të gjitha biletat shiten në vetëm 5 minuta

0

Ylli botëror Dua Lipa ka treguar edhe njëherë se është e pandalshme në industrinë e muzikës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar një shfaqje të dytë në stadiumin Wembley në Londër pas kërkesës së jashtëzakonshme për bileta në shfaqen e parë.

Shfaqja e planifikuar për 20 qershor 2025, u shit në vetëm pesë minuta. Tani, është bërë e ditur se Lipa do të mbajë një koncert të dytë në ambientet me kapacitet 90,000 vende verën e ardhshme më 21 qershor.

Këngëtarja ka postuar edhe një video në Instagram pasi ka dëgjuar lajmin se nata e parë ishte shitur kaq shpejt.

Në mbishkrimin e videos, Lipa shkroi: “Uau kjo ishte mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes!!! Ju i bletë të gjitha biletat në stadiumin në pak minuta!! Ju dua shumë, po shtojmë një takim tjetër për ju!!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu