Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka vizituar Parisin ku është kapur nga kamerat në stacionine trenit “Gare du Nord”.
Dua Lipa bie gjithmonë në sy me stilin e saj, por duket se këtë herë ka dashur t’i qëndrojë larg kamerave teksa është maskuar me një kapele dhe një shall të madh jeshil të hedhur mbi kokë. Ajo mban veshur një pallto lëkure ngjyrë të zezë dhe në sup mban një çantë pellushi.
Sipas Celebzz, këngëtarja 26-vjeçare u fsheh pas një maske dhe syzeve të diellit në kryeqytetin francez, i njohur si një nga qendrat më të mëdha të modës në Evropë.