Dua Lipa mbulon gjoksin me fytyrën e “Patrick”, tregon të pasmet bombastike me fustanin rrjetë (FOTO)

0

BRITANI E MADHE- Ylli ndërkombëtar i muzikës pop që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me suksesin e saj, Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me look-un e saj. Lipa spikat për stilin e saj të vecantë të të veshurit, por këtë herë këngëtarja shqiptare nuk i ka lënë vend imagjinatës.

Lipa ka postuar për 87.4 milionë ndjekësit e saj, një album fotosh ku shfaqet e veshur me një futasn ngjyrë “baby pink” totalisht rrjetë që nxjerr në pah të pasmet e saj. Ajo që tërhoqi vëmedndjen ishte dekolteja e yllit të hitit “New Rules” teksa ka mbuluar gjoksin me fytyrën e personazhit të njohur të filmave vizatimor “Patrick” nga seriali për fëmijë “SpongeBob Squarepants”.

Si çdo tjetër, edhe ky postim i saj u bë viral, duke mbledhur mbi 2 milionë pëlqime në Instagram. Lipa prej ditës së djeshme ndodhet në Australi, për një koncert të madh që ka dhënë në Melburn dhe pas spektaklit ka shkuar të argëtohet me miqtë dhe kolegët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu