“Dua që konflikti të marrë fund një herë e mirë”, Trump paralajmërim Iranit: Nëse preken trupat amerikanë…

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron që problemi bërthamor iranian të marrë fund Teheranin që “dorëzon plotësisht” armët bërthamore.

Trump i bëri komentet pas largimit të tij të nxituar nga Kanadaja të hënën, ku po zhvillohej samiti i G7.

“Nuk thashë se po kërkoja një armëpushim”, theksoi ai duke shtuar se dëshiron “një fund të vërtetë” të problemit, me Iranin.

Presidenti i SHBA-së parashikoi gjithashtu se Izraeli nuk do t’i ngadalësojë sulmet e tij ndaj Iranit.

“Do ta zbuloni në dy ditët e ardhshme. Do ta zbuloni. Askush nuk është ngadalësuar deri më tani”, tha Trump.

Kur u pyet nëse mund t’i kërkonte të dërguarit të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose zëvendëspresidentit J.D. Vance, të negocionin me Iranin, Trump tha “ndoshta”.

Por ai shtoi se varet nga ajo që ndodh kur të kthehet në Uashington, sipas CBS News.

Lidhur me çdo kërcënim të mundshëm nga Irani kundër interesave të SHBA-së në rajon, Trump theksoi se Teherani e di që nuk duhet t’i prekë trupat amerikane.

“SHBA-të do të përgjigjen shumë ashpër nëse u bëjnë diçka qytetarëve tanë”, tha presidenti amerikan.