“Duhet të hetohen si krime lufte”, Britania denoncon ‘mizoritë’ në Bucha

0

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss duket të jetë një nga zyrtarët e parë perëndimorë që reagoi ndaj imazheve dhe historive që dolën sot nga Bucha.

Imazhet dhe videot nga qyteti i sapoçliruar tregojnë trupat e atyre që duket të jenë civilë të shpërndarë nëpër rrugë, disa prej të cilëve i kanë duart e lidhura pas shpine.

Në një deklaratë, Truss tha se qeveria po sheh prova në rritje të akteve të tmerrshme nga forcat pushtuese në qytete të tilla si Irpin dhe Bucha.

“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të mbulojë përfshirjen e saj në këto mizori përmes dezinformatave cinike dhe do të sigurojmë që realiteti i veprimeve të Rusisë të dalë në dritë”, tha ajo.

Ajo tha se sulmet pa dallim kundër civilëve të pafajshëm…duhet të hetohen si krime lufte.

“Ne nuk do të pushojmë derisa ata që janë përgjegjës për mizoritë, duke përfshirë komandantët ushtarakë dhe individët në regjimin e Putinit, të jenë përballur me drejtësinë.”-vijoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu