Duhet të ishte mbaruar! “Veliera” rrëmben edhe 2.5 mln euro të tjera, firmos Sako

0

DURRËS– Projekti për “Velierën” në Durrës vijon, e më shumë shumë para dalin nga ‘xhepat’ e taksapaguesëve. Për të ndërtuar projektin është hapur një tender tjetër, kësaj here i firmosur nga kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako, e cila ka akorduar para të tjera për një projekt që duhet të kishte përfunduar.

Sako ka akorduar sërish 2.5 milionë euro për një tjetër tender, por kësaj herë me objekt “faza e katërt e sheshit publik para hyrjes së portit”. Për të cilin, Dosja.al ka siguruar raportin teknik me materialet që duhen siguruar. Me tenderin e ri, kostoja e projektit po shkon me një vlerë prej 10 milionë eurosh. E ende nuk ka përfunduar.

Gjithashtu Projekti i Velierës është kundërshtuar me forcë nga arkeologë dhe shoqëria civile. Këta të fundit i bënë kërkesë gjykatës që të ndalonte punimet. Më 22 shkurt 2019, Dhoma e Këshillimit në Gjykatën Adminsitrative të Apelit, vendosi që t’i hapë rrugë rifillimit të punimeve, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Administrative të Durrësit. Ndërkohë ambjentalistët kanë dërguar në SPAK dosjen “Veliera”, pasi Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes për ndalimin e punimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu