ITALI– Një shqiptar është kapur në Itali. 47-vjeçari, duhet të ishte në arrest shtëpie mirëpo u kap nga autoritetet duke lëvizur nëpër Torino me një makinë që drejtohej nga një miku i tij. Pasi pa agjentët e policisë, shoferi ndryshoi drejtim duke u përplasur me një makinë të parkuar, raportojnë mediat italiane.
I arratisuri tentoi që të largohej në këmbë, por u kap nga policia. Sipas raportimeve, ai kishte me vete një thikë 12 cm të gjatë me vete.