“Duhet të shlyeja borxhet”, 25-vjeçari shqiptar kapet në “shtëpinë e barit” në Britani (EMRI)

0

Një fabrikë kanabisi që përmbante më shumë se 400 bimë u zbulua nga policia britanike.

Një shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe u gjet duke u kujdesur për “shtëpinë e barit.”

Vlera e kanabisit arrinte deri në 182,000 £.

Radjol Hatia, 25 vjeç, u arrestua në një shtëpi me tarracë dykatëshe në Neath. Gjatë kontrollit policia gjeti bimë të tjera kanabisi në dy dhoma gjumi në katin e sipërm të shtëpisë në Pany yr Heol, Penrhiëtyn, dhe një fidanishte e vogël bimësh në tokë.

Gafa e radhës nga Berisha në takimin me emigrantët e Londrës: Kam respekt të madh për Madhërinë e Saj!

Aksident i dyfishtë në aksin Lezhë-Milot/ 2 persona dërgohen me urgjencë në spital, detajet e para

Hatia tha në Gjykatë se kishte jetuar në pronë për 6 javë dhe detyra e tij ishte ujitja e bimëve.

Ai tha se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me kamion dhe po punonte për të shlyer “borxhin e tij ndaj personave që e kishin future në Angli”.

Të pandehurit iu gjetën çelësat e shtëpisë, një telefon celular dhe 95 £. Prokurori Jim Davis tha se u zbuluan gjithsej 415 bimë kanabisi, nga të cilat 182 ishin bimë të pjekura me kokë lulesh femërore dhe 233 ishin fidanë.

Hatia, pa vendbanim të caktuar, më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Shqiptari nuk kishte precedent të mëparshëm penalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu