Duka letër të hapur lojtarëve dhe tifozëve: “Të triumfojnë virtytet tona, mikpritja dhe qytetaria…”

0

TIRANE – Në prag të ndeshje kaq të rëndësishme të mbërmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, numri 1 i futbollit shqiptarë i ka bërë një letër publike, ekipit, trajnerit dhe të gjithë tifozëve shqiptarë, për këtë moment kaq të rëndësishëm në aspektin sportive të Shqipërisë.

Sonte vazhdojmë rrugëtimin tonë në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën jemi përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe kemi përjetuar emocione të shumta.

Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të të gjithëve në fushën e blertë dhe në shkallët e stadiumit.

Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu