Duke pirë kafe dhe i qetë, lirohet nga burgu “monstra” që burgosi në bodrum dhe përdhunoi vajzën e tij për 24 vite

0

Josef Fritzl, një përbindësh nga Austria që e mbajti vajzën e tij të burgosur në bodrum për 24 vjet, e përdhunoi dhe solli në jetë 7 fëmijë me të, duket se tani po shijon lirinë. Ai u pa duke shijuar një kafe në disa kafene lokale në qytetin Krems an der Donau.
“Është e vërtetë. Disa njerëz të cilëve u besoj plotësisht më kanë thënë se e kanë parë. Nuk është se vetëm një banor është i bindur se e ka parë Fritzl. Këtë informacion e kam marrë nga disa njerëz, pavarësisht nga njëri-tjetri,”- tha një grua që donte të mbeten anonime për mediat lokale.

Media austriake ‘ORF’ raportoi pak ditë më parë se një raport i ri psikiatrik për Fritzl, i cili vuan nga demenca, thotë se ai nuk përbën më rrezik për publikun. Pas 15 vitesh pas hekurave, ai fitoi të drejtën për lirim me kusht në mars të këtij viti sipas ligjeve të dënimit të Austrisë. Të burgosurit që gjykohen si gati për lirim me kusht mund të lirohen në varësi të sjelljes, gjendjes mendore dhe fizike. Fritzl, i cili ka kërkuar vazhdimisht të lirohet, pret që çështja e tij të shqyrtohet nga zyrtarët gjyqësorë dhe të burgjeve. Përveç se vuan nga sëmundja e Alzheimerit, ai thuhet gjithashtu se është aq i brishtë sa i duhet një shkop për të ecur.
Adelaide Kastner, një nga psikiatërt më të famshëm të Austrisë, tha se Fritzl nuk është më një kërcënim për shoqërinë dhe nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë krim. Por lënia e burgut për udhëtime të shkurtra duket se është hapi i parë drejt ambientimit të të burgosurit me botën e jashtme. Megjithatë përdoruesit e rrjeteve sociale janë të tmerruar nga ky lajm.
“Nuk ka rëndësi nëse dikush është ende një kërcënim apo jo. Krimi duhet të dënohet. Ai nuk pendohet për asgjë. Vajza e tij u burgos për 24 vjet. Ai shërbeu vetëm 15 vjet në një qeli mjaft të rehatshme burgu,” – ata ishin të indinjuar.

Fritzl, i cili ndryshoi emrin e tij në Mayrhoff në një përpjekje të supozuar për të shmangur sulmet fizike nga të burgosurit e tjerë, thuhet se ka aplikuar për lirim të parakohshëm disa herë gjatë dy viteve të fundit. Ai u burgos kur u mor vesh se kishte mbajtur peng për 24 vjet të bijën. Fritzl e kishte sulmuar, abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vazhdimisht vajzën e tij, të cilën e mbante rob në bodrumin e shtëpisë së familjes. Inçesti rezultoi në lindjen e shtatë fëmijëve, tre prej të cilëve mbaheshin peng me nënën e tyre; njëri vdiq pak pas lindjes dhe u dogj nga Fritzl; ndërsa tre të tjerë u rritën nga Fritzl dhe gruaja e tij, Rosemarie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu