Roza Lati ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” tek “E Diell”, ku ka komentuar pak edhe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.
Ish-banorja ka folur në lidhje me debatet që ka patur me Meriton Mjekiqin dhe Ledjona Xhelandinajn, për çështjen e prindërimit.
Sipas Rozës, ajo nuk ka prekur njeri te fëmija, por ka prekur te se çfarë prindërish janë. Lati shton se ‘po jetojmë në një epokë ku prindërit po divorcohen dhe fëmijët i kanë nga 2-3 vjeç’.
Pjesë nga biseda:
Roza Lati: Unë nuk kam prekur njeri te fëmija, unë kë kam prekur e kam prekur tek prindërimi, e kam prekur se çfarë prindërish janë. Po jetojmë në një epokë që po shohim që fëmijët po bëjnë fëmijë, po jetojmë në një epokë që po shohim që fëmijët po rrisin prindërit e tyre, po jetojmë në një epokë ku prindërit po divorcohen dhe fëmijët i kanë nga 2-3 vjeç, jemi në vite të vështira, po bëhet një fëmijë papërgjegjësi.
Ronaldo Sharka: Fëmijë që po bëjnë fëmijë, e ke për ndonjë?
Roza Lati: Jo e kam që janë në një moshë që nuk e kanë njëfare pjekurie për të përballuar jetën dhe divorcohen. Unë jam pjellë e një divorci dhe më prek kjo gjë. Personalisht Meritoni, unë e kam prekur tek prindërimi, Ledjonën nuk e kam prekur fare. Për Ledjonën nuk e kam prekur fare. Për Ledjonën jam sulmuar që e kam prekur tek fëmija. E para ka qenë Ledjona që kur jemi përplasur tek palestra dhe Ledjona këndonte “Ta du shumë mamin”. Më fal një sekondë të më prekësh ti te mami nuk qenka gjë, ndërkohë që unë e pyes për babain e fëmijës qenka gjë. Nuk më pëlqen kjo lloj mosbarazie këtu. Përplasja ime te palestra ka qenë kur thashë “po kjo ç’është kaq e egër, pse ofendon kështu sikur s’ka marrë dashuri nga burrat. Ndërsa Meritoni një push të lartë e mori prej meje. Do e quaja veten trampolina e Meritonit.