Një seli, dy mbledhje të veçanta. Ndërkohë që lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë për mediat në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Jashtë ndërkohë oborri është mbushur me mbështetës të Berishës, por brenda selisë dallohet qartë dhoma ku edhe po mbahet mbledhja e demokratëve, ku në krye qëndron kryedemokrati Lulzim Basha.