“Durimi ka kufi”, Pacolli i nervozuar për vizat, çfarë paralajmëron për Bashkimin Europian

0

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, në 10-vjetorin e fillimit të negociatave. Pacolli ka thënë se BE-ja duhet që të pendohet që ende ka mbajtur të izoluar qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se Evropa duhet që të veprojë në këtë aspekt, pasi sipas tij durimi ka kufi.

“Sot 10 vite më parë #Kosova filloi dialogun për liberalizimin e vizave. BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më të re dhe më pro-evropiane, pavarësisht nëse janë plotësuar kushtet apo jo. Evropa duhet të veproj!! Durimi ka kufi!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu