Durrë: Të rinjtë thyejnë orën policore, rrihen me grushte e shkelma me efektivët e Patrullës

0

Disa të rinj janë shoqëruar pas mesnate në Policinë e Durrësit. Mësohet se shkak është bërë përleshja e tyre me efektivët e patrullës, të cilët kur i kanë konstatuar pas orës policore, i kanë këshilluar të shkojnë në shtëpi.

Të rinjtë që mesa duket janë banorë të lagjes, pasi një prej tyre flet me nënën nga ballkoni, përplasen me grushte e shkelma me efektivët e Policisë. Në këto kushte, disa prej tyre janë prangosur me dhunë dhe janë shoqëruar.

Deri tani nuk ka njofim zyrtar nga Policia e Durrësit për ngjarjen.