Një i ri është mbytyr mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, rreth orës 22;00. Burime nga porti bëjnë me dije se dyshimet janë që personi i mbytur të jetë një marinar, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të tij.
Për nxjerrjen e tij nga deti po punojnë si forcat e Policisë ashtu edhe ato të portit.
Nuk dihet ende identiteti i të riut të mbytur, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacionin paraprak për ngjarjen.