Durrësi në kaos nga moti i keq, uji “pushton” banesat

0

Siç shihet edhe në pamje, uji është futur në banesa duke shkatërruar çdo gjë. Pak më herët u raportua se mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura.

DURRËS- Reshjet intensive të shiut kanë përmbytur banesa të shumta në Durrës, duke detyruar familjarët të evakuohen. Siç shihet edhe në pamje, uji është futur në banesa duke shkatërruar çdo gjë. Pak më herët u raportua se mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura.

Si pasojë e përmbytjeve, procesi mësimor është pezulluar në të gjithë qarkun e Durrësit për shkak të pamundësisë së lëvizjes nxënësve. Siç raportohet, sistemi i kanalizimeve nuk i ka përballuar prurjet e mëdha të ujit, ndërsa pusetat e bllokuara e kanë agravuar situatën, duke mbushur rrugët me ujë.