Durrësi pa ujë, qytetarët nuk informohen për mungesën

0

Qytetarë durrsakë të lagjeve të ndryshme po përballen me mungesën e ujit për përdorim vetjak që prej pasdites së djeshme.

‘Top Channel’ raporton se në ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve bën të ditur se problemet në furnizimin me orar të popullatës janë si pasojë e remonteve që po bën OSHEE në stacionet e Fushë Kuqes dhe Milotit.

Mungesa e një njoftimi paraprak për ndërprerjen e furnizimit i ka lënë shumë qytetarë pa ujë, pasi nuk kanë pasur asnjë mundësi të marrin masa për të përballuar këtë emergjencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu