Dy aksidente brenda pak minutash në Durrës dhe Pogradec, ka të plagosur

0

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në vendin tonë, një një Durrës dhe një tjetër në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti në Durrës ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i një makine tip “Volksëagen Passat”, i cili ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Ndërsa në Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, pranë vendit të quajtur Guri i Kuq, një grua ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barrierën anësore. Ajo ishte në makinë së bashku me një fëmijë të vogël.

Për fat të mirë, fëmija nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa shoferja ka marrë lëndime të lehta.

“Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu