Dy burra ngacmojnë se*ksualisht një 18-vjeçare në fshatin Kryevidh. Arrestohen nga policia

0

I kallëzoi 18-vjeçarja, arrestohen për ngacmim sek*sual dy burra në Kavajë

Dy burra në fshatin Kryevidh të Kavajës janë vënë në pranga për ngacmim seksual. Është policia e Durrësit që thotë se janë kallëzuar nga një 18-vjeçare. Kjo e fundit ka thënë se 40-vjeçari dhe 57-vjeçari e kanë ngacmuar seksualisht në një lokal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”, njoftoi policia.

Në pranga ka rënë edhe një 18-vjeçar në Durrës. Ky i fundit është kallëzuar nga një australiane 21-vjeçare se i riu ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu