Tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë një lajmërim për ndeshjen Itali-Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në profilin e tyre shkruhet se të shtunën në orën 14:00 do të fillojë atmosfera dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, me kapacitet pre 81.365 vende.
Njoftimi i tifo-grupit:
Të dashur Tifoza,
Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën:
Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke.
Përjetësisht me ty Shqipëri! 🇦🇱
#1Komb1Kombëtare
#TKZOnTour