Dy gratë hajdute bëjnë kërdinë në Greqi

0

GREQI- Në mediat greke qarkullon një video e dy grave hajdute që bastisin shtëpitë në Athinë e më pas largohe pa asnjë gjurmë. Në video ato shihen duke iu afruar hyrjes së një pallati në një rrugë kryesore të Peristerit mëngjesin e së hënës. Pa ngjallur as më të voglin dyshim, futen në pallat dhe i drejtohen banesës së katit të parë. Gruaja që banon në banesë, në gjendje shoku ka përshkruar imazhin që ka parë sapo është kthyer në shtëpi.

“U ktheva nga puna rreth tre e gjysmë pasdite dhe shkoj të hap shtëpinë me çelësa. Unë shoh që dera nuk është e mbyllur. Thjesht është tërhequr dhe mbyllur. Hap derën, futem brenda dhe shoh një imazh tronditës. Unë shoh derën e ballkonit të mbyllur dhe qenin tim jashtë”, tregoi ajo.

Dy femrat vëzhguan lëvizjet e njerëzve që jetonin në katin e parë dhe kur panë që ishin larguar, arritën të futeshin pa e thyer as derën. Ata kanë kaluar gjithsej 20 minuta brenda banesës. Gjatë gjithë kësaj kohe, ato mbyllën qenin e familjes në ballkon për të vepruar pa u shqetësuar.

“Ata kanë hyrë në shtëpinë time, në hapësirën time personale, kanë kontrolluar rrobat e mia, kanë prekur gjërat e mia me duar. Më kanë marrë patjetër arin, unazën që ia kam bërë dhuratë vogëlushit tim dhe disa zinxhirë. Thanë se po shesin fasule”, tha gruaja.

Nga video-dokumenti, një qiramarrës i të njëjtit pallat ka njohur dy gratë. Ato kishin tentuar tre muaj më parë të hynin në banesën e saj ndërsa ajo ishte brenda.

“Ata kanë hyrë sërish por jo në shtëpinë time. Ata u përpoqën të hapnin katin e tretë, por gruaja dëgjoi zhurmën, shkoi te dera, i pa dhe u tha se kishin hyrë për të shitur fasule”,

Në pamjet e kamerave të sigurisë janë regjistruar fytyrat e dy femrave, ku autoritetet po e analizojnë për të rënë në gjurmët e dy grave hajdute.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu