Dy hipopotame femra Hermian, 41 vjeç, dhe vajza e saj Imani, 14, nuk kanë simptoma të tjera përveç rrjedhjes së hundës por kanë rezultuar pozitive ndaj pandemisë së koronavirusit. Duke shënuar kështu edhe rastin e parë në botë.
“Unë mora vendimin për të testuar mostrat për Covid-19 dhe rezultati na befasoi. Me sa di unë, ky është infeksioni i parë me Covid-19 për këtë specie. Në gjithë botën, virusi është zbuluar kryesisht te majmunët dhe macet,”- shpjegoi veterineri Francis Fairkamen.
Hermian dhe vajza e saj Imani nuk kanë simptoma të tjera përveç rrjedhjes së hundës. Për arsye paraprake, kopshti zoologjik i ndaloi vizitorët të hynin në zonën ku qëndrojnë ato. Ndërsa ata që kujdesen për kafshët, veshin veshje mbrojtëse dhe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë çdo ditë.
Ndërkohë që nuk dihet se si janë infektuar dy kafshët.
(k.m/dosja.al)